Potencialet e jashtëzakonshme turistike të Skraparit

1756
Potencialet e jashtëzakonshme turistike që zona e Skraparit ofron, si kanionet e Osumit, mali i Tomorrit, shpella e Pirogoshit etj., kanë qenë dhe mbeten gjithmonë atraktive për turistët dhe turizmin. Për herë të parë, në këtë zonë është implementuar me sukses projekti DEVOPS, (Zhvillimi i Mundësive të Krijimit të Vendeve të Punës për Zhvillimin e Skraparit) në fushën e turizmit. Falë tij, është krijuar infrastruktura e mirëfilltë turistike për zhvillimin e tij, si broshura informative, logoja, website vizitskrapar, kampingu në Hambull, pikat hyrëse dhe dalëse të Rafting, agjencitë turistike, kurset trajnuese. 

Relievi kodrinor i Skraparit është shumë tërheqës dhe ofron një peisazh shumë të bukur panoramik. Skrapari ka shumë shpella që janë shumë tërheqës për turistët, si shpella e Pirogoshit e cila është një monument natyror tepër i veçantë.

Skrapari është tepër i njohur për pijen e tij tradicionale alkoolike e bërë nga rrushi, rakia, e cila është e njohur jo vetëm në Shqipëri por dhe jashtë vendit. Fshatrat e njohur për prodhimin e Rakisë janë: Zabërzan, Rog, Vërzhezhë, Muzhakë. Përveç Rakisë, Skrapari është i njohur edhe për produkte të tjera, si mjalti, rehania dhe shumëllojshmërive të djathrave.
Sigal