“Posta” Tepelenë përballon 100 loje shërbimesh, me 9 zyra postare që veprojnë aktivisht në çdo zonë

1078
Janë disa drejtues lokal shërbimesh publike në rrethe të quajtur “të vegjël”, të cilët edhe pse kanë reformuar për mirë përmbajtjen, cilësinë, etikën e punonjësve dhe korrektesën e shërbimeve në funksion të plotë e aktiv të qytetarëve duke i çuar këto shërbime në zonë, në fshat, në biznese, në fushë, në lagje e deri tek “dera e shtëpisë” së qytetarëve, vazhdojnë të punojnë krejt pa bujë, pa “daulle kapardisjeje”, duke qëndruar në atë modestinë tipike të njeriut “babaxhan” e të përkushtuar që i dëgjohet vetëm “zëri i punës” e jo “ulërimat” e mburrjes kafeneve, zyrave të shtetit e të politikës! Pikërisht, këto modele “drejtuesish popullor” nuk duhet të lihen “në harresë” për shoqërinë! Ata vlejnë e madje vlejnë shumë të publikohen dhe vlerësohen jo vetëm si emër, si kontribut e si shifra bilanci arritjesh të larta që i kanë sjell institucionit, por së pari si “model drejtuesi” për të cilët ka nevojë shoqëria, puna, institucioni, shërbimi ndaj komuniteti e pse jo edhe qeverisja, sidomos sot kur të tillë drejtues janë me “piktore”! 
Qytetarët: “Drejtori i ri “ka futur në brazdë” punët dhe punonjësit e Postës 
Një “model drejtuesi” të tillë e “zbuluam” rastësisht katër ditë më parë në Tepelenë. Quhet Florian Dajka. Qysh prej muajit tetor 2013, ose më saktë prej 30 muajsh “ky djalë i zonës” drejton punët e Degës “Posta-Tepelenë”. Emri këtij drejtuesi u përmend gjatë një bisede me disa të njohur, banorë të Tepelenës e Memaliajt. Ata na thanë: “Shkruani diçka për ndryshimin e madh që ka bërë Florian Dajka në Shërbimin Postar në gjithë rrethin e Tepelenës, duke shpëtuar njerëzit nga katrahura, tallja, sjella brutale e disa punonjësve, vonesat, abuzimet për shërbimet dhe marifetet për ryshfete edhe për marrjen e pensionit, ndaj vlen të propagandohet si model pune”! Nisur prej këtij vlerësimi bindës të qytetarëve të Tepelenës e Memaliajt, vendosëm të shkruajmë për ato ndryshime e arritje konkrete që ka bërë e ka siguruar puna e drejtuesit Florian Dajka në profilin institucional dhe punët e “Posta-Tepelena”, që për hir të së vërtetës, deri 30 muaj më parë, prej disa ish punonjësve abuzivë e prepotentë ishin katandisur në “atë farë derexheje”, sa sporteli tek disa nga zyrat postare konsiderohej “frëngji stresi e abuzimi”!
Portret i pa autorizuar për drejtorin Florian Dajka, por i konfirmuar nga drejtuesit qendror 
Me detyrimin që na “ngarkuan” qytetarët e Tepelenës, vendosëm të shkruajmë diçka për punët e këtij drejtuesi, për modelin që ka krijuar e instaluar në krye të punëve të degës “Posta-Tepelenë”. Ditën që gjendeshim në Tepelenë dhe kontaktuam me të me telefon, zoti Dajka gjendej në zonën e Buzit, në një takim me banorët për të “verifikuar” korrektesën e shërbimit të Zyrës Postare. të zonës! Koha e pakët në dispozicion, na detyroi të pyesim në Drejtorinë e Përgjithshme, prej të cilës u konfirmua ajo që na thanë banorët e Tepelenës, Memaliajt e Krahësit. Ky drejtues, ka një tregues shumë domethënës në punën e tij: Ka ndryshuar totalisht punët në shërbimin postar të kësaj dege jo me prepotencë e kapadaillëk, por me kërkesë llogarie, me bashkëveprim në ekip, duke instaluar atë cilësi, korrektësi, etikë, llojshmëri e shpejtësi shërbimi që duan qytetarët, të cilët tashmë kanë nisur t’i drejtohen postës për shumë shërbime, që më parë nuk i kryenin në postë për shkak të abuzimeve, vonesave, sorollatjeve, presioneve të punonjësve të veçantë e tipik për ryshfete, mungesës së korrektesës, orarit që ishte vendosur e zbatohej si “orar administrate”! Drejtuesit e Posta Shqiptare, konfirmojnë këtë fakt: Florian Dajka nuk e ka nisur punën nga luksi i zyrës së tij, por nga krijimi i kushteve për punë normale në zyrat postare në Memaliaj, Tepelenë e sidomos në zyrtar postare zonale! Emergjencë e veprimtarisë së këtij drejtuesi, ka qenë reformimi praktikave të punës së stafit drejtues, rregulli në shërbim dhe etika e punonjësve në qendër e në zyrat postare. 
Me 21 punonjës, përballohen 100 loje shërbimi në 9 zyra postare me veprim aktiv e korrekt
Dega e Postës në Tepelenë, aktualisht ka 21 punonjës në total. Me këtë numër të vogël punonjësish, të mbetur pas reformimit të strukturës organike, nëpërmjet riorganizimit të shërbimeve e sektorëve dhe shërbimeve konkrete në zona sipas volumit të punëve, kjo degë postare kryen e përballon me efiçencë 100 loje shërbimesh. Ky shërbim postar kryhet nga 9 zyra postare që funksionojnë në Tepelenë, Memaliaj, Krahës, Buz, Progonat, Kalivaç, Qesarat, Sinanaj e Izvor! Shërbimet kryesore që përballon Dega e Postës e Rrethit të Tepelenë me arteriet e saj në zona, janë shërbimet e OSHEE, pensionet, shërbimi i pensioneve në familje, letrat, pagesa të ndryshme për shërbime publike e private, bankare, transferuat vlerash monetare, dërgim e pritje koli postare etj. Në këto zyra ka edhe shërbime “online”, ka shërbime edhe me orar të zgjatur e në ditë festash. Troç, shërbimit postar në rrethin e Tepelenës i është rikthyer komuniteti për të plotësuar këkresat e përditëshme, të cilat kjo degë poste ua kryen me shpejtësi, korrektësi, ndershmëri e cilësi! 
Sigal