Porti i Durrësit ka marrë gjithashtu masa për përhapjen e koronavirusit. Në port janë shtuar masat e sigurisë, me qëllim izolimin e çdo rasti të dyshuar që mbërrin në Shqipëri nga kjo pikë kufitare detare.
Për shkak të kohëzgjatjes së udhëtimit me traget apo anije, specialistët mendojnë se rrezikshmëria e futjes së virusit në vend nga kjo pikë kufitare është e ulët, po vëmendja dhe kontrollet janë shtuar për t’iu përgjigjur në kohë situatës.
Mbërritja e një çifti turistësh kinezë me traget këtë fundjavë ishte një rast i veçuar, po që u trajtua me përparësi nga autoritetet që pasi kryen protokollet përkatëse kontaktuan se dy shtetasit kinezë nuk kishin prej tre muajsh asnjë kontakt me vatrën e përhapjes së virusit.
Masat e shtuara nuk kanë krijuar vonesa në përpunimin e udhëtarëve, të cilëve u janë shpërndarë dhe fletushka me informacion mbi koronavirusin dhe masat që duhet të marrin për t’u mbrojtur nga viruset e ndryshme.