Nesër do të lexoni/ Flet Eksperti Fadil Kepi: Popullsia e Shqipërisë dhe e Botës, lindjet e pensionet në gjuhën e shifrave

Kuriozitete mbi popullsinë e botës dhe raportin lindje – vdekje, mosha mesatare, kush dhe kur u caktuan pensionet e para, shprehje të urta nga personalitetet më të mëdha të historisë 

-Në vitin 1990 në vendin tonë kanë lindur 82.125 fëmijë ose 225 fëmijë në ditë.
-Në vitin 2016, lindën 31.733 fëmijë ose 86 fëmijë në ditë. Këtë vit kanë lindur më pak fëmijë se vitin e kaluar. Pra popullsia e Shqipërisë po shkon drejt plakjes...?! Në vendin tonë 125 nëna kanë lindur trinjakë, 6 nga katërnjakë dhe një nënë nga Kalaja e Dodës që ka lindur më 17.3.2004 pesënjakë e të pestë djem; Asllanin, Sabedinin, Beqirin, Shkëlzenin dhe Resulin. Fatmirësisht gëzojnë shëndet të mirë dhe janë nxënës të zellshëm. Një fjalë e urtë thotë:”kur lind fëmija gëzojnë, prindërit, fare-fisi dhe trarët e shtëpisë”. Pavarësisht se mbas vitit 1990 numri i lindjeve ka ardhur duke u ulur, çdo vit lindjet kanë qenë më të larta se vdekjet, kur ka disa shtete si Greqia, etj. që numri i vdekjeve është më i lartë se lindjet. Vendet me lindshmëri më të ulët janë: Gjermania, Polonia, Italia, Rusia, Ukrahina, Suedia, Letonia, Spanja, Çekia, Sllovenia etj. Vendet me lindshmërinë më të lartë janë Nigeria, Uganda, Somalia, etj. Kina dhe SHBA numrin e lindjeve për 1000 banorë e kanë nën nivelin mesatar botëror.
-Artistja e Popullit Tinka Kurti ka thënë: “Kur them nanë, gjithçka kam thanë, sepse në prehrin e nënave rriten kombet”.
-Popullsia e botës në vitin 1960 ishte 3 miliardë banorë e në vitin 2011 arriti 7 miliardë, pra për 51 vjet u shtua me 133%. Aktualisht Kina ka 1,4 miliardë banorë, vendi me popullsi më të lartë në botë dhe pas saj vjen India.
-Janë rritur jetim, Profeti Muhamed, kompozitori gjerman Johan Sebastian....











Per me teper neser ne gazeten "Telegraf"...