Politika uron lindjen e Krishtit Nishani: Në ’15 kardinal shqiptar

537
Sigal

TIRANE – Në ditën e kremtimit të lindjes së Krishtit, politika shqiptare i është bashkuar urimeve për të gjithë besimtarët shqiptarë të krishterë kudo që ndodhen.

Presidenti i Shqipërisë Bujar Nishani ka uruar që viti i ardhshëm të jetë edhe më i mbarë se ky vit që po lëmë pas, ndërsa ka shtuar dëshirën e tij, që po ashtu vitin e ardhshëm të kemi një kardinal katolik shqiptar.

Të njëjtin urim për mbarësi dhe Krishtlindje të gëzuara, Presidenti Nishani ka shprehur edhe nga Katedralja Ortodokse në Tiranë.

Edhe Kreu i Kuvendit Ilir Meta, i pranishëm në Katedralen Ortodokse në kryeqytet ka uruar të gjithë besimtarët shqiptarë, mbarësi dhe bekime për të gjithë popullin shqiptar.

Nishani uron Krishtlindjen: Vit të mbarë e me një kardinal shqiptar
Me rastin e Krishtlindjeve, Presidenti i vendit Bujar Nishani ka shprehur urimin e tij për të gjithë besimtarët e krishterë, për Krishtlindje sa më të bukura dhe të gëzuara për të gjithë.

Nga ambientet e Katedrales së Shën Palit në Tiranë, Presidenti Nishani uroi që viti që vjen të jetë edhe më i mbarë për të gjithë qytetarët shqiptarë, ndërsa shprehu dëshirën e tij që viti që vjen, të kemi një kardinal shqiptar.

“Uroj që viti që vjen të jetë një vit i mbarë për të gjithë shqiptarë, dhe do të drejtoj një lutje që besoj do t’i bashkohen të gjithë besimtarët e krishterë shqiptarë, që vitin që vjen të kemi një kardinal shqiptar. Gëzuar dhe Krishtlindje të bukura për të gjithë!” u shpreh Nishani

Të njëjtin urim Presidenti ka dhënë edhe nga Katedralja Ortodokse “Ngjallja e Krishtit” në Tiranë, ku a uruar për më shumë mbarësi dhe gëzim për shqiptarët.

“Edhe njëherë gëzuar, urimet më të mira për besimtarët e krishterë shqiptarë kudo ku janë në Shqipëri, në të gjitha viset shqiptare, në diasporë, në emigracion, paçin gjithmonë mirës.” tha Presidenti i vendit.

 
Meta: Mbarësi dhe bekime për shqiptarët për vitin 2015
Kryetari i Kuvendit Ilir Meta, ka vizituar Katedralen Ortodokse “Ngjallja e Krishtit” me rastin e lindjes së Krishtit, ku ka uruar të gjithë besimtarët e krishterë shqiptarë dhe të gjithë popullin shqiptar, për më shumë mbarësi dhe bekime për vitin e ardhshëm.
 
“Këtë ditë të Krishtlindjeve i uroj gjithë besimtarët krishterë po edhe gjithë popullit shqiptar një mbarësi për të gjithë, shumë urime, shumë bekime dhe gëzime në familjet e tyre, natyrisht edhe në gjithë shoqërinë tonë.” u shpreh Meta

Besimtarët e krishterë nga e gjithë bota kremtojnë sot lindjen e Krishtit, duke iu bashkuar urimit për një vit të ri më të mbarë.