Politika Shqiptare duhet t’i kthejë sytë nga Vlora, që të mos përsëriten kurrë ditët e zeza të ’97-s

590
Sigal

BESNIK VELAJ

U bënë 30 vjet që Vlora masakrohet në të të katër anët dhe me të gjitha mjetet monsturoze nga një banda kriminelësh, të paguar nga UDB-ja, Asfalia greke, nënë petkun e politikanit, deputetit, ministrit, antishqiptar. Për 30 vjet në Vlorë janë regjistruar 2600 të vdekur nga mbytjet në det, vrasjet prapa shpine nga politika dhe hasmëria dhe nga parat e firmave piramidale, ku 90% e të vdekurve i kanë varret në Babicë. Në vitin 1993-1994, gazeta “Koha Jonë” shkruante në faqen e parë: “Në gjysmën jugore të Shqipërisë ka pesë mijë agjentë grekë. Kjo ishte dhe është për 30 vjet një bandë gjigante, që po u thith gjakun shqiptarëve e veçanërisht vlonjatëve. Këta antishqiptarë operojnë, në trajtën e një formacioni progrek në Vlorë-Himarë-Sarandë-Delvinë, nga më gojëprishurit, tradhëtarë të 40 flamurëve që i mbajnë nëpër “sepetet e vjetra”, Këta nuk dënohen nga gjykatat, nuk hetohen nga organi i akuzës, për ta SHIK-u dhe Policia është në dijeni, por shteti për 30 vjet ua mbylli gojën organeve të ligjit. Sa të jenë këta në pushtet ligji as nuk bëhet, ndaj Shqipëria dhe Vlora, nga 1990-a e kësaj dite do të digjet, vritet, shkatërrohet, nxihet e asgjësohet çdo ditë e çdo natë. Janë këta sllavo-grekë që veprojnë në Vlorë, janë këta që mbytën “Katerin e Radës” me 98 vetë, shumica nëna me fëmijë. Janë këta që mbytën, më 29 janar, 21 vetë në Karaburun dhe shkaktuan tragjedinë e Selenicës.

Të luftohen bandat kriminale, Shteti të mos mbajë sehir!

Për të realizuar skenare të tilla, nuk është vështirë për strukturat antikombëtare në shërbim të sllavo-grekëve, veprojnë lirshëm në Vlorë, sipas mendimit tim dhe nga informacionet që qarkullojnë. Vlora është tradhëtuar mizorisht, s’ka për ta ngritur kokën, po nuk e luftoi me të njëjtën monedhë të keqen 30-vjeçare, me votën e lirë dhe me vigjilencë të lartë këtë bandë qeverisëse sllavo-greke me kriminelë, bukëshkalë deri në asgjësim. Po pse janë kaq shumë varre në Babicë? Kjo është bërë, që të mos rilindë ndjenja kombëtare shqiptare, të mos rikrijohen lidhjet shpirtërore midis shqiptarvëve. Poshtërsia më e madhe ishte deri në tradhëti kombëtare , kur në Bashkinë e Vlorës u krijua “një komision” që merrte vendime administrative të formës së prerë, për të ndërruar emërin nga i çdo feje që ishe, të konvertoheshe në ortodoks. Kaq u desh dhe plasën ujrat e zeza të politikës antikombëtare. Në Bashkinë mëmë të Vlorës, në rajone, lagje, institucione, ndërmarrje, në Selenicë, Orikum, Himarë dhe fshatra u emëruan në krye “shqiptarë të konvertuar në grekë me letra të falsifikuara që shiteshin publikisht .Tek ne problem i madh është drejtësia. Ajo do të bëhet me hir apo me pahir nga SHBA-ja, Partia Socialiste, si pozitë qeverisëse e mandatuar nga populli. Gjuha politike e Opozitës (me mandate të dorëzuar) rrugëve dhe jo në parlament, është në fatin e tyre të trishtë, e projektuar për të bërë që gënjeshtrat të tingëllojnë sa më shumë.