Politika po shkatërron Poliçanin, qytetin me bazë ushtarake

598
Sigal

Ish-kryetari i Sindikatës, Agush Zaimi: “Kur funksiononte Kombinati nuk regjistrohej asnjë banor i papunë”

Qyteti i Poliçanit është ndërtuar midis dy maleve. Pas prishjes me ish-Bashkimin Sovjetik, qeveria komuniste menjëherë u lidh me Republikën Popullore të Kinës dhe fill pas kësaj lidhjeje lindi dhe ideja për ndërtimin e një uzine që do të prodhonte armatime të markave të ndryshme. Për gjetjen e një vendi strategjik u ngrit një grup specialistësh ushtarak shqiptare dhe kinezë. Qëllimi i tyre ishte gjetja e vendit, ku do të ndërtohej reparti në mënyrë që të shmangeshin sulmet e mundshme më avion të shteteve revizioniste. Dhe pikërisht ky grup specialistesh gjeti një copë tokë, midis dy maleve, në ish-fshatin Poliçan. Pikërisht aty ku sot ndodhet qyteti me të njëjtin emër, i cili ka degëzimet e tija të ndërtuara që fillojnë nga Qafë -Shëmtoda, Mbrakull dhe Bronivikë.

Pak histori

Ndërtimet për konturimin e këtij qyteti ushtarak nisën në vitet 1960, kohë kur Shqipëria prishi marrëdhëniet me Bashkimin Sovjetik dhe u lidh me Republikën Popullore të Kinës. Gradualisht qyteti u rrit dhe mori pamjen e tij që ka dhe sot. Një qytet i blinduar nga të gjitha anët. Vështirë se mund të merrje informacion qoftë edhe për kaldajat, e jo më për punën që bëhej aty. Portat e Poliçanit qëndruan të mbyllura për vizitorët e huajë deri në vitet 1990. Aty sekreti ruhej deri në varrë. Edhe arkitektura e ndërtimit duket se është një projekt “sekret”. Banorët e parë të këtij qyteti erdhën nga fshatrat e Skraparit e të Beratit, ndërsa specialistët, u zgjodhën nga të gjitha industritë e vendit, si nga ana profesionale dhe politike, të cilët më pas morën dhe shtëpi të ndërtuara nga shteti i kohës. Ata që kanë lindur aty, i bie që sot të jenë rreth 60 vjeç. Ata u lindën dhe u rritën aty, në uzinë që më pas mori emrin Kombinati Ushtarak. Ata u specializuan dhe u njohën edhe me specialistët kinezë, të cilët punuan disa vite në Poliçan.

Zhvillimi

Drejtori i parë i ish-Kombinatit u caktua Kandidati i Komitetit Qendrore, Rexhep Saraçi, kjo më shumë për siguri ideologjike, ish-Kombinati kishte një teknologji të kohës dhe prodhimet dilnin cilësor. Më pas u krijua një klasë punëtore, e cila kalonte të 1 000 mijë veta. Qyteti kishte 12 mijë banorë. Jeta ishte ndryshe dhe në zyrën e punës nuk regjistrohej asnjë i papunë. Sot nga 12 mijë banorë  kanë mbetur rreth 3 mijë banorë. Pas këtij kombinati lidhën shpresën e jetës jo pak, por 12 mijë banorë që krijuan qytetin me të veçantë në Shqipëri. Dhe kjo periudhë përbën fazën e shkëlqimit të Poliçanit, ku rrallë gjeje një njëri të papunë. Pra para vitit 1990, kombinati kishte në punë 9 reparte teknologjike, 5 reparte mekanike, 20 reparte kimike, 3 reparte provash teknologjike e përpunimi, 1 repart derdhjesh e fonderie si dhe bllok kaldajash për ngrohje me qymyr. Përveç këtyre reparte efiçente, funksiononin edhe dhjetëra reparte të tjera ndihmëse që në gjuhen e sotme quhen infrastruktura e Kombinatit. Pra, Kombinati në ato vite vinte me mjaftë fitore nga muzeu i artë të ditëve të arta. Fillimisht u mbyllen 9 repartet teknologjike, 5 repartet mekanike si dhe mbi 15 reparte kimike si dhe bashkë me ta u larguan një numër i madh punëtorësh.

 Ish-Kombinati Ushtarak ishte një zyrë punësimi

Nëse themi se ish-Kombinati Ushtarak ka qenë për poliçanasit një “zyrë punësimi” kjo është një e vërtet e pa kontestueshme. Madje edhe gjatë viteve të fundit në kombinat ishin të punësuar rreth 450 punëtorë, por me reformat që nisën në Shqipëri, filloi dhe degradimi i gjigandit që në ‘barkun’ e tij ushqente 12 mijë banorë. Nisën aplikimet e reformave të ndërmarra nga Ministra e Mbrojtjes ato ishin  reforma që prekën deri në eshtër mijëra qytetarë të Poliçanit. Fill pas shpalljes së programit të reformave, qindra punëtorë panë veten jashtë dyerve të Kombinatit edhe pse në themelet e tij kishin vënë gjakun dhe djersën e tyre e ndërsa në xhepat mbanin raportet mjekësore të motivuara “sëmundje profesionale”. Shkurtimi i fuqisë punëtore erdhi si pasojë e mbylljes së aktivitetit të prodhimit në shumë reparte, të cilët deri në atë kohë kishin punuar non- stop. Kështu avash – avash u mbyllën të gjitha repartet dhe bashkë me ta u larguan një numër i konsiderueshëm punëtorësh. Ish-kryetari Sindikatës, Agush Zaimi, u shpreh: “Unë mbajë mend se në kohën që kombinati ishte në eficencë të plotë jetët e këtyre banorëve ishin të mbushura me lumtur edhe pse ndodheshin në mes të maleve. Në zyrën e punës nuk kishte asnjë person të regjistruar, por politika shkatërroi një kombinat modern dhe trishtojë njëherësh banorët e një qytet, i cili u ngrit me gjak dhe me djersë”, tha Zaimi.

Sot në qytet mbizotëron… zhgënjimi

Pas mbylljes dhe shkatërrimit para katër vitesh lindi një rreze shprese, e cila u shua vetëm pak ditë më parë. Ja arsyet. Ministria e Mbrojtjes pas ngjarjes se Gërdecit, hapi repartin e demontimit në ish-Kombinatin Ushtarak të Poliçanit, ku menjëherë u punësuan 450 punëtorë. Në atë kohë u pa se po rifillonte një jetë nga e para, por politika nuk ka qëndrime stabile, pasi me të marrë miratimin nga Partia Demokratike se ministri Imami do të kandidojë në Elbasan për deputet menjëherë u mbyll reparti i demontimit të armatimit në Poliçanit dhe u hapë në Mjekës të Elbasanit. Kjo bëri që 450 punëtorët të mbeten në rrugë përsëri. Kjo veprim ka tronditur pa masë punëtorët e Poliçanit dhe familjet e tyre. Kjo është politika shqiptare që për interesat e saj nuk pyet për asnjë shqiptarë edhe pse shqiptarët po vdesin për bukë.