Një sasi e konsiderueshme droge është gjetur në fshatin Berishë të Fushë Arrëzit. Aksioni në fjalë është shtrirë në njësinë administrative Iballë.

‘BalkanWeb’ raporton se policia ndodhet në terren, në një zonë të thellë malore, ndërsa operacioni po mbahet i fshehtë. Por sipas dëshmive të banorëve të zonës, mbi 50 forca policie kanë zbarkuar në terren që në orët e para të mëngjesit. Aktualisht nuk dihet se sa është sasia e drogës së kapur.

Kujtojmë se sot edhe në Vlorë është zhvilluar një aksion antidroge, ku falë ndërhyrjes nga ajri me helikopter u zbuluan 20 parcela me hashash.