Policia vijon ‘bombardimet’ me gaz helmues ndaj protestuesve në Kavajë

546
Sigal

Situatë në Kavajë vijon të agravohet. Me mijëra qytetarë ndodhen para shkollës ku janë duke u mbajtur materialet zgjedhore, të cilat duan t’i nxjerrin prej andej në zbatim të dekretit të Presidentit të Republikës Ilir Meta për shtyrjen e datës së zgjedhjeve.

Por qytetarët sapo janë afruar janë gjendur nën gazin helmues të hedhur nga policia. Ndërkohë që policia vijon ende të hedhë gaz helmues mbi qytetarët, ndërsa këta të fundit vijojnë të qëndrojnë përpara ambienteve ku ndodhen materialet zgjedhore.