Policia vazhdon parandalimin e veprimtarive të paligjshme

510
Gjatë javës së kaluar, në të gjithë vendin strukturat e Policisë së Shtetit kanë vijuar punën për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë së paligjshme, konkretisht në parandalimin e ndërtimeve të paligjshme, prerjen e pyejeve, si dhe organizimin e lotarive të palejuara.
Policia e Shtetit beri te ditur te henen ne mbremje se lidhur me ndërtimet e paligjshme, gjatë javës së kaluar në të gjithë vendin janë evidentuar 32 raste. Për këto raste janë evidentuar dhe proceduar 32 autore, prej te cileve 4 janë arrestuar në flagrancë, 26 ndiqen në gjendje të lirë dhe 2 autorë janë shpallur në kërkim.
Ne kuader të masave për parandalimin e prerjeve të paligjshme të pyjeve, gjatë javës së kaluar në të gjithë vendin janë evidentuar 10 raste me 10 autorë, prej te cileve nje autor është arrestuar në flagrancë, ndërsa 9 të tjerë ndiqen në gjendje të lirë.
Persa i perket organizimit të lotarive të palejuara, Policia e Shtetit gjatë javës së kaluar ka evidentuar 8 raste me 8 autorë, të cilët janë proceduar penalisht në gjendje të lirë. Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar 8 makineri të lojrave të fatit e aksesorë të tjerë që shërbejnë për këtë qëllim.
Edhe në javët në vazhdim, strukturat e Policisë së Shtetit do vijojnë punën për parandalimin dhe goditjen e veprimatrisë së pa ligjshme, theksohet ne njoftimin zyrtar te Policise se Shtetit.
Sigal