Policia thirrje drejtuesve të mjeteve për kujdes, shkak mjegulla e dendur në “verilindje”

553
Mjegulla e dendur ka “pushtuar” verilindjen e vendit duke sjellë jo pak probleme në drejtim të qarkullimit të automjeteve në akset rrugore.
Gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm, problemet më të mëdha janë shënuar në akset rrugore Kukës-Peshkopi, Kukës-Shishtavec, Kukës-Krumë, Kalimash-Kukës-Morin, ku drejtuesit e automjeteve janë detyruar që të ecin me shpejtësi të ulët për të parandaluar aksidente të mundshme rrugore.
Ndërkohë, efektivët e policisë së qarkullimit rrugor i kanë bërë thirrje drejtuesve të automjeteve që të bëjnë kujdes, me qarkullimin në rrugë.
Edhe në qytetin e Kukësit mjegulla e pranishme, ka sjellë jo pak probleme tek shëndeti i popullatës, duke shkaktuar probleme në rrugët e frymëmarrjes.
Sigal