“Policia terror në mes të Tiranës, arreston 2 roje të moshuar dhe 1 kamarier”

652
Pas aksioneve të policisë të ndërmarra ditët e fundit një denoncim është bërë për uniformat blu për një sjellje në mënyrë çnjerëzore, duke prangosur me forcë dy roje të moshuar dhe një kamerier, ndërkohë që të fortët lëvizin të lirë nëpër rrugët e Tiranës dhe gjithë Shqipërisë.
Kështu shkruan të paktën një mesazh dërgues drejtuar postës elektronike të ish-kryeministrit Berisha.
Berisha ka publikuar denoncimin e qytetarit dixhital ku shkruan se ky është një terror që po bëjnë “çunat e krimit”.
Postimi i plotë:
‘Terror policor nga çunat e krimit në Tiranë!
Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital. sb
“Pershendetj z.Berisha.doja tju njoftoja bandat e edvin rames po terrorizojne gjithe qytetin.jo me larg se para 25 minutash shefi i komisariatit nr1 nje tirane futi ne burg 3 superkriminelet me te kerkuar .2 roje me Moshe te thyer edhe 1 kamarier qe nxirrte buken e gojes me ate pak bakshish.mir qe I shoqeroi drejt komisariatit por zoteria na kishte len makinen edhe skic ne menyre qe te mos kalonte asnje makine tjeter edhe Duke ju drejtuar njerzve qe skeni per te kaluar ketu se kshu me do mua…saqe kur erdhen edhe vet efektivat e shqiponjave ju drejtua Duke ju thene nuk e leviz makinen qe ktu saqe as ata nuk ben asnje gje.”
Sigal