Policia sekuestron 206 kg drogë tek “Hunda e plakut” në Zvërnec, nuk gjenden autorët

554
Plot 206 kg drogë ka arritur të zbulojë policia e Vlorës në Zvërnec, por pa mundur të identifikojë trafikantët. Sipas të dhënave zyrtare, pas sinjalizimeve nga peshkatarët policia e ka gjetur të braktisur drogën, në zonën e Porto Novës, në vendin e quajtur “Hunda e plakut” në afërsi të ishullit të Zvërnecit, rreth 20 metra larg bregut të detit.
Lënda narkotike ishte e ndarë në 9 pako, mbështjellë me qese plastike ngjyrë kafe, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Mësohet se droga ishte fshehur në pritje të gomones e cila më pas do ta transportonte drejt Italisë. Policia është vënë në kërkim të gomones dhe autorëve të implikuar në këtë vepër penale. Ndërsa peshkatarët e marrë në pyetje nuk kanë dhënë detaje apo informacione të tjera
Sigal