Sigal

Kur nuk respektohet minimalisht çfarë ligji kërkon, “Dispozita e “parakalimit”, ndodhin ngjarje aksidentale tragjike.Prandaj Policia Rrugore insiston veçanërisht në respektimin e kësaj dispozite dhe publikon pamjet e një aksidenti të frikshëm që ka ndodhur për këtë shkak.

Rrugët në Shqipëri janë në shumicën e tyre me sens qarkullimi të alternuar prandaj duhet bërë kujdes…më mirë një gjobë e “hidhur dhe gjallë” sesa një parakalim i gabuar fatal dhe …. “i fundit” !

“Drejtues mjeti, – bën thirrje Policia Rrugore, – nuk është e nevojshme të ngrini sytë në qiell për të parë ku është droni i Policisë Rrugore, mjafton të ngrini sytë deri tek tabela vertikale që paralajmëron “ndalimin e parakalimit”.

Neni 146 (Parakalimi)
“1. Parakalimi është manovra, gjatë së cilës një mjet kalon një mjet tjetër, një kafshë ose një këmbësor në lëvizje ose i ndaluar, në korsi a në pjesë të karrexhatës të destinuara normalisht për qarkullim.
2. Drejtuesi i mjetit që ka ndërmend të parakalojë duhet të sigurohet paraprakisht që:
a) ka fushëpamje të tillë që i lejon kryerjen e manovrës dhe kjo manovër të mos paraqesë rrezik ose pengesë;
b) drejtuesi i mjetit që ndodhet përpara në të njëjtën korsi nuk ka sinjalizuar që do të kryejë të njëjtën manovër;
c) asnjë drejtues mjeti që ndodhet prapa në të njëjtën karrexhatë ose gjysmëkarrexhatë, si dhe në korsinë në të majtë të tij, kur karrexhata ose gjysmëkarrexhata janë të ndara në korsi, nuk ka filluar parakalimin;
d) që rruga të ketë një hapësirë të lirë të tillë që të lejojë kryerjen e plotë të parakalimit, duke pasur parasysh diferencën ndërmjet shpejtësisë së tij dhe asaj të mjetit që do të parakalohet, si dhe të pranisë së mjeteve që vijnë nga drejtimi i kundërt a që ndodhen përpara mjetit që do të parakalohet….”