Policia Rrugore: 1. 546 masa administrative në vetëm 24 orë

55
Vijon puna e Policisë Rrugore në të gjithë vendin për zbatimin e detyrave të përcaktuara në Planin e masave për “Marrjen e masave për parandalimin e aksidenteve si dhe për rritjen e sigurisë rrugore”. Gjatë 24 orëve të fundit janë vendosur gjithsej 1.546 masa administrative: Duke përdorur Dragerat dhe Radarin, nga shërbimet e Policisë Rrugore janë arrestuar në flagrancë 13 drejtues mjetesh, nga këta 11 të pa pajisur me Leje Drejtimi dhe 2 drejtues mjetesh në gjendje të dehur.Janë pezulluar gjithsej 48 Leje Drejtimi , nga këto: 12 për pije alkoolike, 28 për shpejtësi dhe 8 për shkelje semafori e shkelje të tjera të ndryshme.Janë vendosur 234 masa administrative për mos vendosje rrip sigurimi, 29 masa për mos vendosje të kaskës mbrojtëse, si dhe 76 masa për përdorim celulari, masat e tjera janë për shpejtësi, parakalim të gabuar, etj.Si dhe janë dërguar në OASH, 59 drejtues mjetesh .
Gjithashtu janë këshilluar drejtues të automjeteve që nuk kanë rezultuar përsëritës për mos vendosje të rripit të sigurimit, përdorim celulari e shkelje të lehta të Kodit Rrugor. Në ditët në vijim, Policia Rrugore në të gjithë vendin, do të vijojë me intensitet punën në dy drejtime, në sensibilizimin e gjithë përdoruesëve të rrugës për respektimin e rregullave të Kodit Rrugor si dhe në evidentimin dhe ndëshkimin e shkelësve të Kodit Rrugore.