Policia rikthen “1200-shat”, 15% “fond special” nga buxheti i ministrisë

513
Sigal

Rikthehen “spiunët popullorë” me pagesa, pseudonime, kode e pajisje sekrete për përgjim e raportim

Ndërsa flitet për hapje dosjesh të ish-policisë sekrete, qeveria “Rama”, menduar që të rindërtojë rrjetin e spiunëve “vullnetarë” të policisë, duke miratuar një VKM të posaçme, lidhur me pagesat e spiunëve që ndihmojnë policinë e shtetit. Vendimi është hartuar prej “ekspertëve” të këtij “zanati” dhe është miratuar në datën 5 nëntor  2014, në një mbledhje të veçantë të qeverisë. Në këtë mbledhje, u miratua së pari vlera e “fondit të posaçëm” për të paguar informatorët që nuk janë strukturë organike e policisë së shtetit, por janë “agjent popullorë” ose “1200-shat”, siç quheshin përpara vitit 1990, ata që sot gjenden me emër dhe veprimtari në dosjet e pa hapura të ish-sigurimit të shtetit dhe që më aktivët e efiçentët paguheshin çdo muaj, sa pagesa mujore mesatare e 1 ish-kooperativisti. Vendimi për pagesën e “spiunëve popullorë”, përcakton masën në buxhetin total të policisë së shtetit, kushtet dhe kriteret shpenzimit të fondit të posaçëm. Sipas Ligjit Nr. 70/2014, datë 10. 07. 2014 “Për shërbimin për çështjet e brendshme dhe ankesat (spiunllëqet e vlefshme) që depozitohen në Ministrinë e Brendshme, do të ndërtohet një strukturë bazë me “informatorë popullorë”, të cilat do të mbulojnë me vrojtim e raportim individë, grupe e zona të caktuara, si dikur ish-“1200-shat” e ish-sigurimit të shtetit. Ky ligj dhe kjo VKM e detajuar e rifutjes në veprim të “spiunëve popullorë”, u trajtua dhe u hartua pas kërkesës dhe propozimit të ministri Tahiri, për të siguruar efiçencë në para dhe pas zbulimin e kriminalitetit, si një hap që krijon efiçencë në punën hetimore të policisë. sipas Ligjit Nr. 70/2014 dhe VKM të datës 5 nëntor  2014, Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Informacionet në Ministrinë e Punëve të Brendshme është pakësuar nga qeveria me fond të posaçëm të shpenzimeve, në funksion procesit informativ. Burime nga brenda policisë, thonë se 60% e kontingjentit të spiunëve që do të riaktivizohen, do të jenë elementë nga radhët e ish-spiunëve të sigurimit të shtetit, të moshës 55-60 vjeç, kjo për shkak të “eksperiencës’ që ata kanë në shërbimin e përgjim-raportimeve të elementëve “negativë’! ende nuk janë përcaktuar pagat që ata do të marrin, por kjo do përcaktohet nga rëndësia e përgjimeve dhe informacioneve që do të jepen, ndërkohë që mendohet se do ketë një pagë bazë, sa një pension minimal qytetit, edhe në rastet kur për shkaqe objektive e kushte specifike të përgjimit, ata nuk kanë “kapur” dot informacion. Rregulli bazë i rekrutimit është edhe ky: ata që dekonspirohen, do të tërhiqen në mënyrë të heshtur, pa të drejtë rikthimi në “profesionin” e spiunit dhe pa asnjë të drejtë përpirje të informacioneve që “kanë kaluar në dorë”, në të kundërt, do të trajtohen penalisht për nxjerrje të sekretit shtetëror. Sipas VKM, vlera financiare e fondit të posaçëm për “1200-shat” është caktuar në masën 15% të vlerës së buxhetit vjetor të shërbimit për çështjet e brendshme që trajton policia. Sipas ligjit, fondi 15% për informacionet, përdoret për këto kategori:

– Shpërblimin e personave (“1200-shave”) që bashkëpunojnë me shërbimin policor.

– Për sigurimin, vërtetimin dhe dokumentimin e informacionit që dërgojnë “1200-shat”

– Për blerje dhe shërbime të drejtpërdrejta të mjeteve e pajisjeve të përdorimit sekret të punës informative, me të cilët do të pajisen “1200-shat”;

– Për marrje me qira të objekteve dhe të mjeteve në funksion të policisë e “1200-shave”, për të kryer të sigurt dhe me efiçencë veprimtarinë informative dhe hetimore.

– Për kryerjen e veprimeve informative nga “1200-shat” dhe operacioneve e testit të integritetit.

– Për veprimtaritë hetimore dhe në këtë rast përbëhet nga shpenzime për oficerin dhe agjentin e Policisë Gjyqësore ose personin e autorizuar si “1200-sh”, gjatë kryerjes së operacioneve, ku përdoren teknika të posaçme hetimi (përgjime, veprime të simuluara dhe infiltrime).

Shpërblimi për spiunët:

– Shpërblimin e personave (“1200-shave”) që bashkëpunojnë me shërbimin policor.

– Për sigurimin, vërtetimin dhe dokumentimin e informacionit që dërgojnë “1200-shat”

– Për blerje dhe shërbime të drejtpërdrejta të mjeteve e pajisjeve të përdorimit sekret të punës informative, me të cilët do të pajisen “1200-shat”;

– Për marrje me qira të objekteve dhe të mjeteve në funksion të policisë e “1200-shave”, për të kryer të sigurt dhe me efiçencë veprimtarinë informative dhe hetimore.

– Për kryerjen e veprimeve informative nga “1200-shat” dhe operacioneve e testit të integritetit.

– Për veprimtaritë hetimore, dhe në këtë rast përbëhet nga shpenzime për oficerin dhe agjentin e Policisë Gjyqësore ose personin e autorizuar si “1200-sh”, gjatë kryerjes së operacioneve, ku përdoren teknika të posaçme hetimi (përgjime, veprime të simuluara dhe infiltrime).

Përparim HALILI