Policia përgjon selinë e PD dhe shpërndan lajme të rreme për mediat e qeverisë

550
Sigal

Teksa protesta e nisur prej orës 09.30 vazhdon të mbërthejë mijëra qytetarë dhe protestues përpara ambjenteve të Kuvendit, ka edhe mënyra alternative për të parë se si po zhvillohen ngjarjet.


Nga zemra e Tiranës, pikërisht tek “Dy Kullat”, janë zbuluar 2 persona që ‘spiunojnë’ protestën. Mendohet se personat që ndjekin me dylbi nga lart zhvillimet e protestës, janë efektivë të policisë të veshur civilë e që me shumë gjasa mund të jetë edhe të armatosur.

“Ata janë pikasur me dylbi nga forcat e policisë që janë në terren për të garantuar mbarëvatjen e protestës së gjashtë të opozitës jo parlamentare kundër qeverisë Rama.”, shkruajnë mediet e Carlo Bollinos, duke nxjerrë edhe origjinën e videos, operacionin në terren të Policisë së Shtetit, ndërkohë që pamjet janë shpërndarë me “Whatsup”.

Kush i nxori pamjet konfidenciale të policisë? A e ka detyruar kush Policinë e Shtetit?!

Dy vjet më parë, gjatë fushatës elektorale, kryeministri Edi Rama i bënte thirrje policëve të mblidhnin vota për Partinë Socialiste, duke u detyruar më pas të kërkonte falje.