Policia operacion në tallavatë e Durrësit: 25 të shoqëruar, 16 prej tyre balerina

70
Policia e Durrësit në kuadër të masave për mbajtjen nën kontroll të situatës kriminale si dhe për rritjen e sigurisë së qytetarëve ka ndërmarrë një operacion, ku janë kontrolluar 120 mjete, 7 lokale tallavaje, ndërsa janë shoqëruar 25 persona, mes të cilëve 16 balerina.

Njoftimi i policisë:
Efektivet e Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës në bashkëpunim me Efektivet e Komisariatit të Policisë Durrës dhe Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor, kanë vijuar gjatë ditës së djeshme deri në orët e para të mëngjesit të sotëm, zbatimin e planit të masave, me qëllim mbajtjen nën kontroll të situatës kriminale, kapjen e personave në kërkim, sekuestrimin e sendeve të kundraligjshme si armë, lëndë narkotike, në kuadër të rritjes së rendit dhe sigurisë së qytetarëve.

Në kuadër të masave të ndërmarra janë ngritur pika kontrolli në akset rrugore dhe është ushtruar kontroll territori në qendër dhe zonat periferike të qytetit.
U kontrolluan 120 mjete. U shoqëruan 25 shtetas për verifikim 16 prej tyre balerina. U kontrolluan 7 tallava.