Policia nxjerr në rrugë edhe civilët, kontrolle të befta në çdo ambient

530
Sigal

Policia e Shtetit ka ndërmarrë një plan veprimi në të gjithë vendin dhe në çdo ambient. Por ajo që është për t’u përmendur është fakti se në operacion nuk do të jenë të pranishëm vetëm efektivë policie me uniforma por edhe civilë të cilët do të bëjnë kontrolle të befasishme.

Plani i Masave ka si synim kapjen e personave që qarkullojnë me armë, personave në kërkim, parandalimin dhe goditjen e trafikut të lëndëve narkotike etj.

Kontrollet e befasishme do të shtrihen në të gjithë vendin si në akset rrugore nacionale, në qytete, në makina, automjete e lokale.

Gjatë 12 orëve të fundit në të gjithë vendin janë ushtruar kontrolle në 1289 automjete, në 176 lokale dhe rreth 1500 shtetas. Nga këto kontrolle janë sekuestruar dy armë zjarri dhe një sasi lëndë narkotike. Kontrollet do vijojnë në mënyrë të befasishme edhe në ditët në vijim.