Policia ndalon kryetarin e PD-së Kukës dhe dy punonjës të Bashkisë

547
Sigal

Policia e Shtetit me rënien e natës ka nisur shoqërimet e qytetarëve dhe simpatizantëve të Partisë Demokratike në Kukës, të cilët kërkuan sot lirimin e ambienteve të KZAZ-ve në këtë qytet.

Midis të ndaluarve është edhe kryetari i degës se PD-së Kukës, Arif Rexhmatit.

Po kështu burime bëjnë të ditur se janë shoqëruar edhe dy punonjës të bashkisë që morën pjesë për zbatimin e dekretit të Presidentit. Shoqërimi i tyre konfirmohet edhe nga bashkia Kukës.