Policia ndalon dy turq, do udhëtonin në Kanada me pasaportë false

540
Sigal

Policia kufitare e Rinasit njofton për arrestimin e dy shtetasve turq, pasi u kapën me pasaporta dhe viza të falsifikuara.

“Arrestohen në flagrancë për veprat penale “Falsifikim i leternjoftimeve, i pasaportave ose i vizave”, “Falsifikimi i dokumenteve” dy shtetas turq, S.S. 39 vjeç dhe H.C. 41 vjeç, të cilët do të udhetonin në Kanada. Vizat e tyre janë dyshuar si të falsifikuara nga kontrollorët e Policisë Kufitare dhe janë kaluar në vijën e dytë për ekzaminim në laborator, ku kanë rezultuar viza false”, thuhet në njoftim.