Policia merr masat për protestën

621
Policia e Shtetit ka njoftuar se është mobilizuar për protestën e nesërme të organizuar nga opozita. Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë, ka publikuar masat për garantimin e rendit dhe sigurisë publike, për zhvillimin e një marshim – proteste, që do të nisë nga ora 12:00 deri në orën 16:00, nga bulevardi “Dëshmorët e Kombit” deri tek kryqëzimi i Rrugës “Ismail Qemali” me Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.
Ndalohet parkimi dhe qarkullimi i të gjitha kategorive të mjeteve nga kryqëzimi i Rrugës “Myslym Shyri” me Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, deri tek kryqëzimi i Bulevardit “Dëshmorët e Kombit” me Rrugën “Ismail Qemali”, nga ora 12:00 deri në orën 16:00.
Sigal