Policia kap mat shqiptarin në Itali, ja ku i kishte fshehur 2 kg kokainë

213
Mbrëmjen e djeshme, karabinierët e Riminit, në operacionet për parandalimin dhe ndëshkimin e trafikatëve të lëndëve narkotike, kanë arrestuar në flagrancë një 37 vjeçar shqiptar.Policët u treguan të vëmendshëm kur në rrugën Pisani, panë shqiptarin me inicialet B.L. që i jepte një dozë kokaine një tjetër personi.
Hetimet pas kapjes së 37-vjeçarit vijuan edhe në shtëpinë e tij, ku në një dollap të vjetër të vendosur në tarracën e shtëpisë së tij, u gjetën 2 kg kokainë , e ndarë në 14 doza, si dhe rreth 1145 euro cash, të fituara nga tregtia e drogës.
Ai mbante të fshehur edhe material të përshtatur për paketimin e dozave dhe aparate celularë me të cilat kontaktonte me blerësit e tij.