Policia jep një NJOFTIM të rëndësishëm: Nesër bllokohen këto rrugë kryesore…

571
Në kuadër të panairit që do të zhvillohet nesër në Tiranë, policia ka shpërndarë sot një njoftim të rëndësishëm në lidhje me akset rrugore që do të bllokohen duke nisur që nga ora 20:00.
Njoftimi
Në sheshin Nënë Teraza duke filluar nga ora 20:00, do të zhvillohet panairi i karvan i automjeteve Gumball 3000, i cili do të vijoj deri më 06.07.2017
Për sigurimin e rendit Policia e Tiranës do të marri masa sigurie duke bllokuar segmentet rrugore:
Nga ura e Bubqit – Lapidari Fushë Prezë – Rinas – Qaf Kashari, segment i cili do të jetë i bllokuar në të dyja senset e lëvizjes
Mbikalimi Qaf Kashar – Autostrada Durrës Tiranë – Sheshi Shqiponja – Sheshi Rilindja, segment rrugorë i cili do të bllokohet vetëm në sensin e lëvizjes hyrës për në Tiranë
Rruga e Durrësit – Shesh Banka – Rruga Ibrahim Rrugova – Rruga Myslym Shyri – Bulevardi Dëshmorët e Kombit, segment i cili do të jetë i bllokuar në të dyja senset e lëvizjes
Segmentet e sipër përmendura do të jenë të bllokuara rreth orës 19:30 deri në përfundim të levizjes së mjeteve të këtij evenimenti në sheshin Nënë Tereza
Policia e Tiranës kërkon përdoruesve të mjeteve të bëjnë durim dhe të shmangin lëvizjet e pa nevojshme në këto segmente rrugore.
Sigal