Sigal

Policia e Kurbinit ka dhënë detaje për mbytjen e 46-vjeçarit Arben Marku, në lumin Mat.

Sipas Policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 15.30 të ditës së sotme, kur Marku është hedhur nga ura pasrelë e Shkopetit, dhe nuk ka mundur të dalë në breg.

Vazhdojnë kërkimet nga forcat policore për gjetjen e tij.

Informacion paraprak, i Policisë Kurbin

Më datë 15. 08. 2018, rreth orës 15:30, është njoftuar Salla Operative në Kurbin, se shtetasi A. M. rreth 46 vjeç, banues në fshatin Skuraj, është hedhur për tu larë në lumin Mat, në vendin e quajtur “Ura e Shkopetit” (urë pasarelë),  dhe nuk ka dalë në breg.

Vazhdojnë kërkimet nga forcat policore për gjetjen e tij.