Policia: Ja masat për ndeshjen Partizani-Tirana

661
Policia e Tiranës ka njoftuar marrjen e një seri masash për mbarëvajtjen e ndeshjes Partizani-Tirana që luhet ditën e premte. Përmes një njoftimi për shtyp, Drejtoria e Policisë së kryeqytetit bën me dije se, nga ora 12:00 do të bllokohen akset rrugore: Dervish Hima, Faik konica, Papa Gjon Pali II dhe Lekë Dukagjini. Policia deklaron se do të ketë kufizime dhe bllokime nga ora 15 deri në 17:30 dhe se në ambjentet e stadiumit nuk do të lejohen bidonë uji, çakmakë, monedha, çelësa, etj.
Sigal