Policia Italiane kap në flagrancë “Bonnie & Clyde” shqiptar

569
Një çift shqiptarësh janë arrestuar nga policia e Milanos këtë fundjavë, teksa në makinën e tyre BMW po transportonin një sasi kokainë që po të shitej do të kapte vlera stratosferike.
Pavarësisht se policia nuk ishte në dijeni të faktit se çifti i të dashuruarve ishte mjaft i rrezikshëm, gjatë kontrollit rutinë kanë parë një nervozizëm të madh tek drejtuesi i mjetit. 
Ndryshe nga të famshmit Bonnie and Clyde të kohës së depresionit të madh në Amerikë, shqiptarët nuk kanë qëlluar mbi policinë, por janë arrestuar dhe shoqëruar drejt komisiariatit. 
Përpara kontrollit të imtësishëm, policia gjeti në çantën e gruas 1700 euro, dhe kur u pyet se nga kishin dalë këto para, ajo nuk kishte dhënë një justifikim bindës.
Gjatë kontrollit të imtësishëm, në makinën BMW X5 u gjet një sasi prej 30 kilogramësh kokaine, e cila po të shitet në treg kap shifra deri në qindra mijëra euro. Identiteti i dy të rinjve nuk bëhet me dije nga media italiane, ndërsa hetimet e policisë vijojnë ende për të kuptuar se nga ka ardhur sasia e madhe e drogës.
Sigal