Policia i kthen përmbys shtëpinë gruas në Memaliaj, i gjen drogë dhe armë

178
Policia e Tepelenës ka gjetur e sekuestruar një sasi të madhe droge në një banesë në fshatin Kalivaç të Memaliajt.
Në bazë të informacioneve të marra në rrugë policore ata kanë kontrolluar e kthyer përmbys banesën e shtetases D.B, në fshatin Kalivaç, Memaliaj kishte lëndë narkotike, nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Tepelenë dhe specialistët e seksionit për Hetimin e Narkotikëve në D.V.P Gjirokastër u krye kontroll në këtë banesë.
received_1408500669276797
Nga kontrolli i ushtruar, në banesën e saj u gjetën 11 thasë plasmasi, 2 fuçi plastike me lëndë të dyshuar narkotike Cannabis Sattiva, me peshë totale 144 kg dhe një armë gjahu pa leje.
Filloi procedimi penal në gjëndje të lirë (për arsye shëndetsore) për shtetasen D.B(pronare e banesës), 69 vjeçe, banuese në fshatin Kalivaç, Memaliaj.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprime të mëtejshme.
Nuk ka qënë agresiv i ati korrekt punëtor punonte me një mjet tricikël.