Policia greke gjobit me 600 euro 4-vjeçaren nga Prishtina, për shkelje të qëndrimit në Greqi për 55 minuta

916
Orhide Zeqiraj Krasniqi 4 vjeçarja nga Prishtina, përfaqësoi Kosovën në garën ndërkombëtare e bukurisë dhe talenteve të fëmijëve Ëorld Little Supermodel 2015, që u zhvillua në Greqi dhe u nderua me 2 çmime speciale. Në këtë garë morën pjesë fëmijët më të talentuar të vendeve të ndryshme të botës si Rusia, Greqia, Ukraina, Kazakistan, Bullgaria, etj Drejtoresha e pergjithshme e ËLS Natalia Zajchenka, Drejtori nacional i Bullgarise Yordan Bacharov dhe i gjithë organizatorët grekë i bënë një pritje të mbrekullueshme dhe treguan një kujdes të vëçantë për vogëlushen kosovare Orhidea Zeqiraj Krasniqi.
Orhidea nderohet me 2 çmime speciale në Ëorld Little Supermodel 2015
Orhidea Zeqiraj Krasniqi në natën finale fiton çmimin special ” Little Supermodel 2015″ (kategoria për fëmijë nga mosha 3 deri 5 vjeç, si edhe një çmim tjetër, si këngëtare e vitit për moshën deri në 4 vjeç. 
Policia greke e gjobit 600 euro për vonesë 55 minutat e koheqëndrimit në Greqi
Mirëpo, kjo vogëlushe është dënuar me gjobë 600 euro, nga policica greke, në kufi, në Kapshticë, për shkelje të kohëqëndrimit të saj në Greqi, vetëm për 55 minutat që u vonua në sportelin e policisë greke, duke pritur rradhën e kontrollit të pashaportave. Sipas gjobës të policisë greke Orhide Zeqiraj Krasniqi, ka shkelur nenin 3 të ligjit grek të vitit 1975/91, sepse u paraqit në sportelin e kontrollit të pashaportave 55 minuta më vonë nga ditëdalje e vizës nga Greqia, edhe pse vogëlushja 4 vjeçare së bashku me prindërit dhe shoqëruesit e saj kishte mbi 2 orë që prisnin në sportelin e policisë greke. Gjoba e policisë greke ndaj 4 vjeçares nga Kosova nuk ka as kohën sa është shkelur ligji grek, por as emrin e policit grek. Policët grekë kanë abuzuar me vetë ligjin e shtetit të tyre, derisa dënuan me 600 euro 4 vjeçaren nga Kosova, sepse faktikisht ajo ishte e pranishme në sportelin grek, duke pritur rradhën e kontrollit të pashaportave mbi 2 orë, ngaqë ishte mesnatë dhe vetë policët grekë punonin me ngathtësi. Praktikisht ligji grek është respektuar nga shtetësja 4 vjeçare nga Kosova, sepse është e pranishme në kufirin grek në ditën e caktuar. Madje, viza në pashaportë i mbaron në 20 qershor 2015. Së dyti, policët greke abuzuan me ligjin e tyre, sepse 4 vjeçarja kosovare Orhide Zeqiraj Krasniqi ishte e ftuar në një festival ndërkombëtar në Greqi, ku madje, u prit me ngrohtësi dhe respekt nga të gjithë dhe u vlerësua me 2 çmime speciale dhe nuk mund t’i sillen policët grekë njësoj si të jetë një keqbërëse dhe shkelëse e ligjit. Policët grekë me gjobën e tyre dëshmuan jo vetëm abuzimin që i bëjnë ligjit grek, por edhe se janë racistë ndaj qytetarëve shqiptarë, e ca më tepër kur ata janë kosovarë. Policët grekë me racizmin ndaj 4 vjeçares nga Kosova dhe abuzimin që i bëjnë ligjit grek, prishin imazhin e mirë për Greqinë që fitoi vetë vogëlushja kosovare nga pritja dashamirëse e organizatorëve grekë. Këta policë që gjobitin 4 vjeçaren kosovare me 600 euro se ka shkelur kohëqëndrimin e vizës në Greqi për 55 minuta, nuk janë mbrojtës të ligjit grek, por janë neonazistët e Agimit të Artë, që duan të mbjellin me veprimet e tyre urrejtje e armiqësi midis popujve. 
Sigal