Policia: Gjatë 24 orëve janë dorëzuar 27 armë zjarri, 36 predha antitank, 7800 fishekë

541
Policia e Shtetit njofton se në të gjithë vendin vijon dorëzimi vullnetar i armëve. Gjatë 24 orëve të fundit janë dorëzuar në të gjithë vendin 27 armë zjarri, 36 predha antitank 7800 fishekë,8 granata si dhe municione të tjera luftarake. Paralelisht me dorëzimin vullnetar të armëve nga banorët, po vijojnë takimet sensibilizuese si dhe trokitja derë më derë. Gjithashtu në të gjithë vendin, në të gjitha Njësitë Administrative dhe Bashkitë po vijojnë takimet sensibilizuese për dorëzimin vullnetar të armëve nga banorë që i mbajnë pa leje.
Sigal