Policia e Tiranës bën bilancin e javës/ 43 të arrestuar, ja për çfarë akuzohen

489
Policia e Tiranës ka bërë bilancin e javës që lamë pas. Në kuadër të masave për rritjen e sigurisë dhe parandalimin e ngjarjeve kriminale, për një javë policia e Tiranës ka arrestuar 43 persona, që nga drejtimi i mjetit në gjendje të dehur e deri për vjedhje banese dhe drogë.
“Bazuar në planin e masave për kontrollin e situatës kriminale, për parandalimin e ngjarjeve kriminale, për kapjen e personave në kërkim, personave që qarkullojnë me armë, goditjen e trafikut të lëndëve narkotike, si dhe goditjen në tërësi të paligjshmërisë ka vijuar kontrolle të shumta. 

Në zbatim të këtij plani masash Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë ka angazhuar shërbime të sektorit të Shqiponjave, Qarkullimit Rrugor, Patrullat e Përgjithshme, Antidroga, Krimi Ekonomik e Policia Kriminale”, thuhet në njoftimin e policisë.

Gjatë kësaj jave janë arrestuar në total 43 shtetas, 8 shtetas të kapur pasi kanë qënë shpallur në kërkim për tendenca të ndryshme kriminale, 22 shtetas të arrestuar për shkelje të rregullave të qarkullimit Rrugor, dhe 15 shtetas të arrestuar për tendencat e mëposhtme:

•12 shtetas për drejtim mjeti në gjendje të dehur
•10 shtetas për drejtim mjeti pa leje drejtimi
•1 shtetas për dëmtime të tjera me dashje
•1 shtetas për vjedhje e mbetur në tentativë
•1 shtetas për vjedhje banese.
•1 shtetas për vjedhje telefoni.
•6 shtetas për lëndë narkotike.
•2 shtetas për dhunë në familje.
•1 shtetas për prostitucion dhe shfrytëzim prostitucioni, moskallzim krimi, kundërshtim i Punonjësit të Policisë
•1 shtetas për tentativë marrdhënie seksuale me të rritura
•1 shtetas për kundërshtim të punonjësit të policisë.
Persona në kërkim të arrestuar për këtë jave janë 8 shtetas për tendencat me poshtë:
•1 shtetas për veprën penale të “Vrasje me dashje e mbetur në tentativë”
•1 shtetas në kërkim për veprën penale të “Fallsifikim dokumentash”
•1 shtetas për goditje për shkak të detyrës.
•2 shtetas për “Mashtrim”
•2 shtetas për “Vjedhje të energjisë elektrike ”
•1 shtetas për “Vjedhje të kryer duke shpërdoruar detyrën”.

Gjithashtu janë plotësuar 9 kërkesë padi për lëshimin e urdhërit të menjëhershëm të mbrojtjes.
Nga shërbimet e kontroll territorit janë:

• verifikuar 3505 persona dhe janë shoqëruar 299 persona,
• verifikuar 4248 automjete dhe bllokuar 58,
• plotësuar 4002 masa administrative për shkelje të ndryshme.

Policia e Tiranës po vijon punën me intensitet të lartë për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë në territorin që mbulon.
Sigal