Policia e Shtetit parandalon ndërtimet pa leje, prerjen e pyjeve dhe lotaritë e palejuara

508
Drejtoria e Policisë së Shtetit bën me dije nëpërmjet një njoftimi për mediat se gjatë javës së kaluar në të gjithë vendin strukturat e Policisë së Shtetit kanë intensifikuar punën për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë së paligjshme, konkretisht në parandalimin e ndërtimeve të paligjshme, prerjen e paligjshme të pyjeve, si dhe organizimin e lotarive të palejuara. Drejtoria e Policisë së Shtetit thekson se strukturave të Policisë së Shtetit në të gjithë vendin kanë evidentuar 60 raste të ndërtimeve pa leje. Për këto raste janë evidentuar dhe proceduar 60 autorë, nga të cilët 7 autorë janë arrestuar në flagrancë, 46 autorë ndiqen në gjendje të lirë dhe 7 autorë janë shpallur në kërkim. Po ashtu, Drejtoria e Policisë së Shtetit në kuadër të masave për parandalimin e prerjeve të paligjshme të pyjeve, gjatë javës së kaluar në të gjithë vendin ka evidentuar 9 raste me 10 autorë, nga këta 2 autorë janë arrestuar në flagrancë, ndërsa 8 të tjerë ndiqen në gjendje të lirë.
Sigal