Sigal

Policia e Lezhës ka dhënë detajet e para për plagosjenn e sotme në Ishull Lezhë. Sipas saj, plagosja me armë zjarri e Arben Gjinit ka ndodhur rreth roës 20.45.

Pas plagosjes ai është dërguar për ndihmë mjekësore në spital, ndërsa në Kolsh – Lezhë, është gjetur i djegur mjeti tip “Benz”, i denoncuar i vjedhur,  i cili dyshohet se është përdorur nga autorët e plagosjes.

Informacion paraprak

Më datë 27. 08. 2018, rreth orës 20:45, në Ishull Lezhë, është plagosur me  armë zjarri  shtetasi  Arben Gjini 35 vjeç, i cili është transportuar në spital për ndihmën e nevojshme mjekësore.

Gjithashtu, në Kolsh – Lezhë, është gjetur i djegur mjeti tip Benz, i denoncuar i vjedhur,  i cili dyshohet se është përdorur nga autorët e plagosjes.

Grupi hetimor në vendngjarje, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, vazhdojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Janë ngritur pika kontrolli me qëllim kapjen e autorëve.