Policia e Durrësit masa për parandalimin e aksidenteve rrugore

537
Sigal

Policia e qytetit të Durrësit ka ndërmarrë masa për të parandaluar aksidentet rrugore.

Siç njoftojnë uniformat blu të qytetit bregdetar, si rrjedhojë e masave që janë marrë, janë ndaluar 2 shoferë dhe janë dhënë mijëra masa administrative për drejtuesit e mjeteve.

Njoftimi i Policisë Rrugore të Durrësit:

Policia Rrugore e Durrësit plan masash për parandalimin e aksidenteve rrugore.

Kontrolle të shumta e të pandërprera në drejtim të parandalimit të shpejtësisë tej normave të lejuara, të drejtimit të mjetit nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur, të mos përdorimit të celularit gjatë drejtimit të mjetit ,  për mospërdorimin e kaskës mbrojtëse, apo mos vendosjen e rripit të sigurimit, etj, ku gjatë kontrolleve është  përdorur edhe baza logjistike, si drager, radar e së fundi  duke aplikuar edhe gjobën elektronike.

Si rezultat i kontrolleve nga ana e Specialistëve të Qarkullimit Rrugor janë  arrestuar në flagrancë dy shtetas të cilët drejtonin mjetin në gjendje të dehur.

Përgjatë javës  që lamë pas janë pezulluar  110 leje drejtimi për shpejtësi tej normave të lejuara si dhe  11 Leje Drejtimi për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit .

-U morën rreth 1703 masa administrative për shkelje të ndryshme të Kodit Rrugor, ku 34  prej tyre për përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit, 23 për mos përdorim të rripit të sigurimit, 11 për mos vendosje të kaskës mbrojtëse,  etj

Edhe në ditët në vijim Policia rrugore  do të intensifikojë  punën me qëllim rritjen e sigurisë rrugore si dhe këshillimin dhe ndëshkimin e atyre drejtuesve që nuk respektojnë rregullat e Qarkullimit Rrugor.

Policia Rrugore e Durrësit apelon për më shumë përgjegjësi   nga drejtuesit e mjeteve gjatë drejtimit të automjetit si dhe për këmbësorët për më shumë vëmendje gjatë përdorimit të rrugës  duke respektuar rregullat e qarkullimit, pasi vetëm kështu mund të kemi rrugë të sigurta.