Policia e Dibrës vë në pranga dy persona, sekuestrohen drogë, armë e municione

527
Sigal

Policia e Dibrës ka vënë në pranga dy persona, një për kultivim droge dhe një tjetër pasi u kap me armë zjarri dhe municione luftarake.

Në kuadër të operacionit “Start”, u arrestua Maksim Prençi 42 vjeç, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij, në fshatin Muhurr, Njësia Administrative Muhurr, në pjesën e çatisë së shtëpisë u gjet lëndë bimore në gjendje të thatë e dyshuar si lëndë narkotike cannabis sativa, në formën e boçes e futur në dy thasë dhe në tre qese plasmasi, gjithësej rreth 3 kilogramë, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Po gjatë kontrollit në territorin para banesës, efektivat e Policisë kanë evidentuar rreth 30 metër kub lëndë drusore të prera në pyll në mënyrë të paligjshme. Menjëherë është njoftuar shërbimi pyjor të cilët kanë marrë masë administrative  5.000000 lekë gjobë dhe konfiskim të lëndës drusore.

Sekuestrohet një armë zjarri “Kallashnikov” dhe 130 copë fishekë

Po gjatë operacionit, nisur edhe nga informacionet e marra në rrugë operative u bë arrestimi  në flagrancë i shtetasit:

Sami Toçi, 58 vjeç, banues në fshatin Arap i Poshtëm- Dibër, për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje  e armëve luftarake  dhe e municionit”, pasi:

Gjatë kontrollit të ushtruar nga Policia në banesën e këtij shtetasi ju gjetën një armë zjarri automotik model 56 (Kallashnikov), si dhe një sasi prej 130 copë fishkë luftarak model 56 të futura në një thes, të cilat i mbante pa lejen e organeve kopetente.

Arma e zjarrit dhe municioni  luftarak u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.