Policia e Cërrikut ka rrëzuar mitin për uniformën blu, “armiq të popullit”

1405
Shefi i komisariatit në policinë e Cërrikut, Bedri xhika, në një prononcim për Gazetën “Telegraf”, shprehet se u deshën më shumë se tre vjet që komuniteti të asimilohej me Policinë e Shtetit, pasi këta të fundit i shihnin uniformat blu, si ”armiq të popullit” dhe gjithçka në lidhje me mbarvajtjen, qetësinë dhe rendin publik vështirësohej. Kryekomisari rrëfen, se Cërriku gjithnjë është konsideruar si një qytet i vështirë, ndaj në krye të policisë shteti u ka besuar në më të shumtën e rasteve njerëzve të ngritur profesionalisht. Nga informacionet që gjenden në arkivat e shtetit, por edhe pas viteve 90, Xhika thekson se policia në më të shumtën e rasteve ka hasur vështirësi, sidomos në Cërrik, pasi qyeti ruante me fanatizëm një mentalitet unik, që shpesheherë lidhej me kanunet e “Lek Dukagjinit”. Aty njerëzit janë të gjindshëm, besnikë dhe nga çasti në çast mund t’i ngresh në luftë. Cërriku është një qytet heterogjen, që nuk ruan një histori të caktuar, ndërkohë që bëhesh mik përjetë vetëm me një të shkëmbyer të cigars,’citohen në dosjet e viteve 75-80 nga arkivat e shtetit në një përmbledhje ndërtuar nga antari i byrosë së rrethit Elbasan. Gjithsesi, shefi i komisariatit sqaron se prej shkurtit të këtij viti, Cërriku dhe i gjithë rajoni prej 50 mijë banorësh, sipas hartës së re territorial është një qytet i qetë, i qartë dhe mjaft i kontrollueshëm nga efektivat e policisë.komisariati i policisë së cërrikut është i nivelit të dytë,me plot 27 policë në përbërje, ndërsa pritet që të shtohet edhe me 5-7 policë siç janë ata të qarkullimit rrugor.
Jeni në krye të policisë së Cërrikut. Çdo të thotë të punosh për rendin dhe qetësinë në këtë qytet?
Cërriku është një qytet me njerëz mjaft të këndshëm dhe bashkia e re ka krijuar një atmosferë krejt ndryshe. Natyrisht, si kudo në Shqipëri policia është në një vigjilencë maksimale dhe kjo për shkak të veprave të ndryshme penale, por mendoj se Cërriku i ditëve të sotme nuk ka lidhje me hershmëritë e tij.
Në c’këndvështim besoni kështu?
Gjykoj kështu sepse kam tre vjet në krye të policisë në Cërrik dhe duke punuar dhe jetuar me këtë komunitet, mund t’ju garantoj ju dhe gazetën “Telegraf”, se policia nuk shihet më sikur të ketë ”leprozën” apo më keq akoma si ”armik i popullit” sikundër etiketoheshim më parë. Tani duket haptazi që qytetarët duan të kenë një aleancë me policinë e shtetit për shumë arsye,dhe ndër to më kryesorja është qetësia publike. 
Cili është sektori ku policia e Cërrikut has vështirësi në ditët e sotme?
Kudo ka probleme, të mëdha apo të vogla. Duke iu referuar statistikave, policia e Cërrikut ka goditur në mënyrë të rrufeshme fenomenin e narko-trafikimit të lëndëve të ndaluara, duke asgjësuar dhe djegur rreth 8 mijë rrënjë kanabis sativa dhe ka arrestuar dy prodhues të këtyre lëndëve. Përmes punës operative kemi ndaluar një bandë kriminale, e cila në bashkpunim me persona të tjerë grabitnin dhe vidhnin banesa dhe lokale. 
Ditët e fundit në Cërrik kanë ardhur dy agjentë të FBI dhe CIA, të cilët fotografojnë, filmojnë objekte, bare, institucione dhe lokale. Ju keni dijeni për ta?
Apsolutisht jo. Të paktën në rrugë zyrtare komisariati i policisë së Cërrikut nuk ka dijeni për këta agjentë. Mendoj, se me miratimin e reformës në drejtësi ata do të jenë duke kqyrur punët e tyre. 
Gjatë sezonit të kaluar futbollistik, ju dhe efektivat tuaj bojkotuan prezencën e policisë gjatë zhvillimit të ndeshjeve në stadiumin ”Nexhip Trungu”. Edhe këtë sezon kështu do veproni?
Policia e Shtetit respekton ligjet aktuale në Shqipëri, aq më tepër referuar edhe rregullores nga institucioni i FSHF. Stadiumi i Cërrikut nuk ka kushte të përshtatshme që policia ta marrë përsipër dhe nëse do të jetë me ato parametra, atëherë do të jetë e vështirë prezenca jonë atje.
Çmund të na thoni në lidhje me punën tuaj dhe cërrikun në përgjithësi, sa i takon ditëve të sotme? 
Cërriku i ditëve të sotme është një qytet mjaft i qetë, i pastër dhe me njerëz mjaft të përkushtuar për punën dhe jetën. Natyrisht, problemet sociale bëjnë detyrën e tyre, çka në më të shumtën e rasteve është vërejtur një fenomen siç është dhuna në familje. Për këtë, aktualisht, policia e Cërrikut ka në mbikqyrje plot 8 familje, duke kontrolluar çdo ditë për mbarvajtjen dhe qetësinë e tyre. Gjej rastin që përmes gazetës prestigjioze ”Telegraf”, të falenderoj mjaft donatorë privatë që bënë të mundur rikonstruksionin total të godinës dykatëshe të komisaritatit të Cërrikut. 
Sigal

Artan Paja