Policia e arreston për dhunim të babait, i gjen dhe kanabis në banesë

521
Një 21-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Bulqizës për akuzën e dhunës në familje.

Blutë kanë arrestuar Mikel Bicin pasi dyshohet së ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike, ndaj babait të tij shtetasit F.B, 46 vjeç. Ngjarja ka ndodhur në banesën e tyre.

Ndërkohë sipas bluve edhe 46-vjeçari ka qenë i dënuar më parë për veprën penale dhunë në familje.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesë nga ana e policisë, shtetasit Mikel Bici, i është gjetur dhe sekuestruar një sasi lëndë narkotike në formë boçeje e dyshuar Cannabis Sattiva.

Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Dibër për veprat penale “Dhunë në familje”, “Prodhim dhe shitje të narkotikëve”.
Sigal