“Policia dhunon fëmijët te Bregu i Lumit, Edi Rama do mbash përgjegjësi” – Klevis Balliu

134

Ish-deputeti Klevis Balliu, i cili pak më herët u përplas fizikisht me efektivë të policisë, ka denoncuar dhunën e këtyre të fundit ndaj fëmijëve të banorëve të Bregut të Lumit.

Balliu ka publikuar disa foto të duarve të një fëmije, të cilat janë gjithë shenja për shkak të dhunës. Ish-deputeti paralajmëron kryeministrin Edi Rama se do të mbajë përgjegjësi për këtë.

“MERCENARËT DHUNOJNË FËMIJËT

SHTETI ËSHTË KTHYER NË PUSHTUES. 
Policia dhunë ndaj fëmijëve në Bregun e Lumit. 
E papranueshme. 
Agim Hoxha zbaton urdhrat e krimit në pushtet.

Edvin do mbash përgjegjësi deri në një si një kriminel dhe bandit që je.“, shkruan Balliu.

Edhe më herët, Ballliu denoncoi dhunën e ushtruar ndaj këtyre banorëve. Po ashtu edhe sekuestrimin e telefonavë që policia i bëri banorëve, me qëllim që ata të mos filmonin përplasjet.

“DHUNË ÇNJERZORE

Banorët e Bregut të Lumit janë përballur që në orët e para të ditë së sotme me mercenarët e pushtetit. Ata i janë afruar banesave të qytetarëve, e duke përdorur dhunë ndaj grave, fëmijëve dhe të gjithë banorëve kanë shkatërruar gjithçka që ju ka dalë përpara.
Banorët denoncojnë se Policia i ka marrë edhe telefonat me të cilat ata kanë filmuar përplasjen.”, shkruan Balliu.