Policia “blindon” Bashkinë, banorët thirrje ndaj Veliaj

478
Sigal

Protesta e banorëve të Unazës së Re ka hyrë sot në ditën e 12. Sot ata janë zhvendosur përpara godinës së Bashkisë së Tiranës, ku i bëjnë thirrje kryetarit Erion Veliaj, të tërheqë vendimin.

Rreth 200 banorë me thirrje dhe me një banderolë të madhe ku shkruhet “MASHTRIM” e quajnë korruptiv projektin që do u prishë shtëpiat e bizneset tek zona e Astirit.

Raportohet se “në pjesën e pasme të bashkisë ka një numër të shtuar të policisë, policia e rendit, policia bashkiake dhe Forcat Shqiponja”.

Banorët janë shprehur se kanë kërkuar leje për të protestuar, leja i është refuzuar por ata kanë vazhduar me planin e tyre.

Ata kërkojnë dëmshpërblim të plotë për shtëpitë që do prishen, të legalizuara apo jo. Sipas tyre, projekti është korruptiv.

“ Di të them që ne jemi, kryetari i Bashkisë na quajti shpellarë. Nuk e di kur është bërë tirans kryebashkiaku, por ne kemi shumë dokumenta të rregullta. Kam certifikatë pronësie, kam leje legalizimi, kam hipotekë, paguaj taksat. Pse jam shpellar mo zoty kryetar,” u shpreh një prej protestuesve.