Policia arreston “skifterin” e Shijakut

621
Policia e Komisariatit të Shijakut ka mundur të vërë në paranga një hajdut të kërkuar në qytet, shtetasin Mateo Gjepali, 28 vjeçar, i cili ishte dënuar më parë për veprën e vjedhjes me 1 vit e 6 muaj burgim.
“Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Shijak, në vijim të punës së pandërprerë për kapjen dhe vënien para përgjegjësisë autorët e veprave penale kanë bërë të mundur ndalimin e një shtetasi të shpallur në kërkim, konkretisht:
• Mateo Gjepali 28 vjeç, banues në Shijak, i dënuar më parë për vjedhje.
Gjepali ishte i shpallur në kërkim nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprën penale” Vjedhja në bashkëpunim”, pasi në Ndroq ka vjedhur banesën e shtetasit O.K. duke marrë sende të ndryshme elektroshtëpiake dhe vegla pune.
Për veprime të mëtejshme procedurale i’u dorëzua Efektivëve të Policisë Tiranë.”-njofton policia.
Sigal