Policia apelon: Kush s’ka nesër destinacion Gjirin e Lalzit, të kalojë nga Ndroqi ose Krraba

565
Policia Rrugore njofton se për ditën e nesërme nisur nga vrojtimet e dy javëve të fundit, ngarkesa në aksin rrugor Tiranë – Gjiri i Lalëzit do të jetë e mbingarkuar për shkak të fluksit të mjeteve të pushuesve nga Tirana dhe qytetet e tjera që synojnë këtë zonë plazhi. Policia apelon drejtuesit që nuk kanë destinacion Gjirin e Lalëzit të kalojnë nga Ndroqi ose Krraba për të shmangur trafikun.
“Janë të lutur drejtuesit e automjeteve të cilët kanë destinacion të ndryshëm nga Gjiri i Lalzit për të mos u bllokuar dhe për të lehtësuar sadopak trafikun të zgjedhin aksin Tiranë- Ndroq- Plepa- Durrës ose në alternative edhe aksin Tiranë – Tuneli i Krrabes – Elbasan – Rrogozhinë.
Policia Rrugore porosit drejtuesit e mjeteve të shmangin tejkalimet e shpejtësisë, parakalimet e gabuara, përdorimin e alkoolit dhe gjithashtu në çdo rast të përdorin rripat e sigurimit dhe për motoçiklistët kaskat mbrojtëse”- thuhet në njoftimin e policisë rrugore.
Sigal