Policia 24 orë patrullime në Rrugën e Kombit për sezonin turistik

583
Policia rrugore në Qarkun e Kukësit kanë kaluar në shërbim të përforcuar, për të parandaluar ngjarjet e ndryshme kriminale, por edhe aksidentet rrugore që mund të ndodhin në gjithë gjatësinë e rrugës Morin-Kukës-Kalimash.
Policia Rrugore ka marrë masat për menaxhimin e fluksit mjaft të lartë të qarkullimit të automjeteve, kur dihet se mijëra turistë kosovarë qarkullojnë në këtë rrugë që është një arterie shumë e rëndësishme e kosovarëve që i drejtohen bregdetit shqiptar, në ditët e nxehta të sezonit të verës. 
Çdo vit, numri i aksidenteve rrugore ka qenë i lartë, ndonëse policia ka sensibilizuar drejtuesit e automjeteve për të respektuar rregullat e qarkullimit rrugor. Sezoni turistik është çelur zyrtarisht më 15 qershor dhe do të zgjasë deri më 15 shtator.
Sigal