Polici qëllon lopën me armë zyrtare

660
Sigal

Një incident i pazakontë ka ndodhur dje në Istog.

Një lopë është qëlluar nga një polic me armë zyrtare.

Burime bëjn me dije se  brenda Inspektoratit të Policisë së Kosovës kanë konfirmuar se kafsha është qëlluar nga arma zyrtare, ndërsa zyrtari policor me gradën e rreshterit, është arsyetuar se ka qëlluar gabimisht pasi caku i tij ishin disa qen që po i rrezikonin fëmijët.

Rasti është duke u hetuar nga IPK për t’i sqaruat rrethanat.

Gjithashtu mësohet se pronari i lopës dhe polici jetojnë në të njëjtën lagje./Kallxo.al