Policët me kamera në trup, Rama: S’ka më ryshfet dhe përpjekje të “të fortëve”

581
Kryeministri Edi Rama e cilësoi transformim epokal vënien në zbatim të projektit për kamerat në trup të policisë, i cili sipas tij do të trasformojë edhe marrëdhënien me qytetarët. “I mësuar tani më me ecurinë e një programi që mbështetetet në një vizion dhe plan rritje afatgjatë të policisë së shtetit ku paralelisht me betejat e përditshe, suksest dhe të metat punohet intensivisht për një transformim epokal, që është vënia në shfrytëzim e teknologjisë së lartë për të transformuar nga rrënjët marrëdhënien e policisë me qytetarin”.
Rama shtoi se: “Kamera e trupit i bën të monitorueshëm në çdo sekondë të kryerjes së detyrës, në çdo aspekt, ndaj çdo sjelljeje apo veprim. Ky është një angazhim i pandashëm nga angazhimi i përditshëm, na jep mundësi që si një vend jo shumë i zhvilluar të bëjmë një kapërcim epokal, të realizojmë një marrdhënie shumë më cilësore mes policisë dhe qytetarëve për të realizuar një betejë të përditsheme, shumë më cilësore si krimi i organizuar, korrupsioni apo shkelja e ligjit, së treti për të ngritur në mënyrë më të shpejtë vetëdijen e çdo efektivi policie. Ky është programi i revolucionit teknologjik në policinë e shtetit, mundësi për transparencë të plotë, transparenca i jep mundësi drejtuesve, punonjësve, komuniteteve të lexojnë cdo aspekt të kësaj veprimtarie. Një polic që nuk ka dallim me ato të BE”.
Kryeministri Rama theksoi se teknologjia e lartë ofron mundësi të pafundme për të modernizuar Policinë e Shtetit, duke eliminuar çdo mundësi për korrupsion apo përpjekjet për të fajësuar policinë për shkeljet e bëra. Sipas Ramës, “vendosja e kamerave në trupin e policëve, do t’i japë fund çdo mundësie nga ana e qytetarëve, sidomos atyre që ndjehen më të fuqishëm se të tjerët, për të fajësuar punonjësit e policisë, në përpjekje për të justifikuar një shkelje.”
“Sot me këtë sistem ne heqim çdo mundësi justifikimi, çdo alibi, çdo instrument për të manipuluar të vërtetën nga çdo komunikim mes policit, dhe qytetarit, sepse gjithçka regjistrohet. Kamera e trupit është një mbrojtje spektakolare për punonjësit e policisë. Rrit sigurinë dhe jep mundësi për kapjen dhe monitorimin e çdo shkelje dhe sigurimin e provave në kohë reale. Me futjen e kamerës dixhitale zhduket çdo mundësi për ryshfet. Bëhet praktikisht e pamundur. Nuk ka asnjë mundësi efektivi i policisë që ta fiki kamerën dhe të përfshihet në bashkëpunime me natyrë korruptive. E përsërisim vazhdimisht. Nuk janë njerëzit që korruptojnë sistemin. E vetmja zgjidhej është ndërtimi i një sistemi të pakorruptueshëm nga njeriu. Nuk janë zëvendësimet dhe ndëshkimet zgjidhja përfundimtare. Zgjidhja përfundimtare është modernizimi i sistemit.”- theksoi kryeministri.
Sigal