Policët lyejnë me graso shtyllat me kamera, nga frika mos ngjiten protestuesit

243

Pak para nisjes së protestës, të gjitha shtyllat rreth Kuvendit të Shqipërisë në të cilat janë vendosur kamera me rezolucion të lartë, janë lyer me graso.

Kjo për të shmangur ngjitjen e protestuesve në to për t’i thyer. Kamerat me rezolucion të lartë janë vendosur që në fundjavë në shtyllat që ndodhen pranë Kuvendit, me qëllim për të fiksuar momentet gjatë protestës dhe për të identifikuar protestuesit.

Një grup qytetarësh janë mbledhur më herët, pas lajmit që morën se deputetët e maxhorancës do të mbërrinin në Kuvend që në 09:30.

Efektivët e policisë kanë rrethuar zonën pranë Kuvendit me kangjella prej hekuri dhe rrugën te pedonalja, nga do bëhet e mundur hyrja e përfaqësuesve të maxhorancës.

Garda dhe policia kanë rrethuar me rrjeta teli dhe godinën e kryeministrisë, për t’i paraprirë ndonjë zhvendosje të mundshme.