Sigal

“Alo, dy hajdutë po vjedhin shtëpinë!”.

Telefonata në polici ka shpëtuar banesën e një 37-vjeçari nga fshati Rëmenj të vidhet ndërkohë që një nga dy hajdutët është kapur “me presh në duar”. Jo vetëm kaq hajdutët pasi kanë hasur në rezistencën e tij e kanë goditur me mjete të forta.

Ngjarja është regjistruar mbrëmjen e 20 korrikut në orën 21:00 është marrë një telefonatë se në fshatin Rëmenj, të Pogradecit, në banesën e A. D., 37 vjeç, kanë hyrë dy persona për të vjedhur

Menjëherë në vendngjarje shkuan shërbimet e Komisariatit të Policisë Pogradec, si edhe forcat operacionale të DVP-Korçë të cilët bënë kapjen në flagrancë të Erjon Ibi, 42 vjeç, banues në fshatin Çërravë-Pogradec.

“Ky shtetas në bashkëpunim me A. H., 40 vjeç, i cili ka mundur të largohet para mbërritjes së Policisë, kishin hyrë në katin e dytë të banesës dhe pasi janë diktuar nga pronari i saj e kanë hasur në rezistencën e tij, e kanë goditur këtë të fundit me një mjet të fortë duke i shkaktuar dëmtime të lehta trupore. Erjon Ibi, ka mundur të marrë vetëm disa bizhuteri, të cilat iu gjetën e sekuestruan në cilësinë e provës materiale.” informoi policia e shtetit.

Nga ana e Policisë, po punohet për kapjen e A. H.

Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Pogradec, për veprën penale parashikuar nga neni 139 dhe 25 të Kodit Pena