Pogradec/ Polici ndalon furgonin për kontroll dhe mbetet i plagosur

126

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Pogradec-Lin, ku për pasojë një efektiv i policisë rrugore ka mbetur i plagosur.

Raportohet se polici fatmirësisht është jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë në aksident janë përfshirë tre automjete ndërsa vendi i ngjarjes është shumë pranë tunelit panoramik. Nga dinamika e ngjarjes mësohet se fillimisht ka qenë efektivi i policisë që ndaloi një furgon transporti mallrash për kontroll rutinë, por ky furgon është përplasur nga pas nga një makinë tjetër tip ‘ford’.

Për pasojë furgoni ka goditur policin duke e lënë të plagosur.

Në vendin e ngjarjes kanë shkuar forca të tjera policie të cilët po hetojnë për zbardhjen e plotë të këtij aksidenti.