Pogradec – Digjet banesa nga zjarri, humb jetën 30-vjeçari

505
Sigal

Një 30-vjeçar në Pogradec gjeti vdekjen mbrëmjen e së hënës teksa banesa e tij u dogj nga zjarri.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur  rreth orës 23:00 në fshatin Bishnicë (Mokër), ndërsa viktima është shtetasi me iniciale I.E, i cili u gjet i pajetë në një nga dhomat e banesës.

Nga flakët në banesë mësohet se ka marrë dëmtime trupore edhe nëna e viktimës, shtetasja B.E, e cila u dërgua për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore në Spitalin e Pogradecit.

Policia dhe zjarrëfikësja mbërritën menjëherë në vendngjarje por pa mundur të shpëtojnë asgjë nga banesa.