Pogradec, arrestohet ushtari i ISIS. Kapet me kallëp tritoli e fishekë. Ja emri

599
Sigal

 

 

Një i ri nga Pogradeci është vënë në pranga ditën e sotme,
pasi gjatë një kontrolli në banesën e tij në fshatin Guras iu gjetën lëndë
plasëse dhe municione. 29-vjeçari Ervin Duka, prej disa ditësh ishte kthyer nga
Siria, ku kishte shkuar bashke me disa të rinj të tjerë.

Ndërsa në vitin 2014, Duka u deklarua si një prej të
plagosurve në Siri. Sakaq, policia e cilëson atë si një person me rrezikshmëri
të lartë.

“Gjatë kontrollit të sotëm të policisë, në banesën e tij u
gjetën dhe sekuestruan me cilësinë e provës materiale: Një kallëp i dyshuar si
lëndë shpërthyese tritol, si edhe 89 copë fishekë model 54, kalibri 7.62mm, të
cilat shtetasi i lartpërmendur i posedonte pa lejen e organeve kompetente”,
thuhet në njoftimin e policisë.

Sakaq, materialet nga ngarkim të tij për hetime të
mëtejshme i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Pogradec, për veprën penale
: “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”.