Pogradec, arrestohet i dënuari me 4 muaj burg për vjedhje

688
Policia e Pogradecit ka bërë ndalimin e një shtetasi të shpallur në kërkim, i dënuar me 4 muaj burg për veprën penale “Vjedhja”.
Në pranga ka rënë Xhentino Pllaha, 21 vjeç, banues në fshatin Osnat-Pogradec.
Ndalimi i tij u bë pasi Gjykata e Apelit Korçë, me vendim penal nr 265, datë 25.10.2017, e ka dënuar këtë shtetas me 4 muaj burg për veprën penale “Vjedhja” parashikuar nga neni 134 i Kodit Penal.
Sigal